Që të sigurohet furnizim optimal me ujë për të gjithë gjatë Ramazanit, NPK “Tetova” fillon me restrikcione të ujit

Ndërmarrja Publike “Tetova”, njofton qytetarët e Tetovës, se për shkak të zvogëlimit të sasisë së ujit, do të ketë restrikcione të ujit.

Kjo siç thonë nga “Tetova”, bëhet me qëllim që të sigurohet sasi e ujit optimale për të gjithë qytetarët gjatë muajit të Ramazanit.

“Informojmë qytetarët se shkaku i zvoglimit të prodhimit ulët të ujit tek burimet ne lokalitetet Kodra e Diellit dhe Leshnicë, ka rënie në sasinë e ujit në sistemin e ujësjellësit të qytetit të Tetovës. Saisa momentale e ujit të pijshëm është 280L/sek, dhe për momentin kjo sasi nuk është e mjaftueshme për furnizim të pandërprerë të qytetit me ujë të pijshëm. Prandaj, me qëllim që të sigurohet furnizim optimal me ujë për të gjithë qytetarët në të gjithë pjesët e qytetit gjatë muajit të Ramazanit, NPK TETOVA Tetovë do të fillojë me restriksione të planifikuara të ujit, sipas orarit si vijon edhe atë nga ora 13:30 – 16:30 dhe nga ora 22:30 – 01:30. Prandaj I lusim qytetarët për durim dhe mirëkuptim gjatë periudhës në vijim, dhe i sigurojmë se shumë shpejt edhe ky problem do të tejkalohet”, njoftojnë nga NPK “Tetova” – Tetovë, përcjell TV21.