PTHP: 33 vjeçari nga Velesi udhëheqës i grupit kriminal

Një 33 vjeçar nga Velersi ka udhëhequr grupin kriminal që gjatë mëngjesit ishte arrestuar për trafikimin e migrantëve. Në këtë grup kanë qenë edhe dy persona me origjinë nga vendet e Lindjes së Afërt. Migrantët me origjinë nga Afganistani, Pakistani, Siria, Bangladeshi dhe vende tjera të lindjes së afërt dhe të mesme ilegalisht ishin transferuar nga Greqia në territorin e vendit tonë përmes të ashtuquajturës “kufiri i gjelbërt” në afërsi të Gjevgjelisë, Strumicës dhe Demir Kapisë, ndërsa nga atje me ndihmë të udhëheqësve në mënyrë të koordinuar janë transferuar në lokacione që paraprakisht ishin dakorduar.

Sic ka bërë të ditur Prokuroria Themelore Publike, organizatorët dhe anëtarët e grupit kriminal kanë dakorduar marrjen e migrantëve nga këto lokacione dhe me automjete i kanë transportuar në lokacione në rajonin e Kumanovës dhe Likovës ku kanë qenë përkohësisht të akomoduar dhe të fshehur. Më pas, përmes territorit të Serbisë, janë bartur drejt vendeve të BE-së. Për këtë, migrantët kanë paguar nga 500 deri 700 euro përmes agjentëve për transfer të shpejtë të parave apo përmes “keshit”.