Zaev refuzon duelin me Mickoskin

Kryeministri Zoran Zaev ka refuzuar ftesën e kreut të opozitës maqedonase – VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që të dalin bashkërisht në duel për të diskutuar për kontestin me Bullgarinë.

“Nuk shoh arsye për momentin që të ulem me Mickoskin, por në rastin e parë, kur ajo nuk do të dëmtonte procesin negociues për shtetin tim, tonë dhe të tij, menjëherë, gjithmonë dhe në çdo kohë për duel për çfarëdo teme”, tha Zaevi, transmeton TV21.