PSG ka një plan special për rinovimin me Mbappe – mund të kursejnë 35 milionë euro

Paris Saint Germain kanë gati planin për rinovimin me Kylian Mbappe.

Mbappe është shqetësimi kryesor i skuadrës së Paris Saint Germain, me emrin e lojtarit që lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid.

PSG po bëjnë të pamundurën që të mbajnë lojtarin edhe përtej këtij sezoni, me raportime që thonë se parisienët kanë ofruar rreth 50 milionë euro në vit për shërbimet e tij.

Tani, ‘Le Parisien’ raporton se PSG kanë një plan special, që do t’i kursente 35 milionë euro në rast rinovimi me Mbappe, përcjell lajmi.net.

PSG duna ta lënë lojtarin t’i skadojë kontrata, para se të rinovojnë me të. Kjo do të llogaritej si një kontratë totale e re, dhe jo si rinovim.

Nëse kjo ndodh, PSG nuk do të obligoheshin t’i paguanin skuadrës së Monaco 35 milionë eurot që i parasheh klauzola.

Gjithsesi, sipas situatës aktuale, gjasat janë më të mëdha që Mbappe të shkojë te Reali, sesa të nënshkruajë kontratë të dytë me parisienët.