Mbi 830 mijë njerëz janë larguar nga Ukraina, sipas Kombeve të Bashkuara

Afër 836 mijë veta e kanë lëshuar Ukrainën që prej Rusia ka nisur pushtimin e saj.

Këtë të dhënë e ka publikuar Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara [UNHCR], raporton AlJazeera, transmeton KlanKosova.tv.

Shumë syresh janë larguar drejt Polonisë, e cila ka pranuar mbi 540 mijë veta deri më tani.

Numri po rritet drastikisht, që prej Moska filloi sulmin i cili po përparon me shpejtësi.