Mario Balotelli: Nuk duhej të largohesha nga Manchester City

Mario Balotelli aktualisht luan në Superligën turke tek Adana Demirspor, por ai tha se ka gabuar që është larguar nga Manchester City.

Balotelli dikur ishte lojtar te Manchester City, por u largua drejt Milanit.

Edhe pse ka ndërruar shumë ekipe gjatë karrierës së tij, ai u shpreh se ishte i ri kur vendosi të largohej nga ekipi që aktualisht është në krye të Premier Ligës – City.

“Tani që jam rritur, e di që nuk duhej të largohesha nga Manchester City atë kohë”, ishin fjalët e Balotellit, përcjell lajmi.net.

Tutje ai tha se nëse do ishte te City ai sigurisht mund të fitonte një Top të Artë.

“Nëse do isha te City, ndoshta një Top të Artë mund ta kisha fituar, jam i sigurt për këtë”, vazhdoi lojtari.

Italiani aktualisht po kalon në një formë të mirë në Turqi me gjithsej 11 gola në 24 ndeshje.