PSG heq dorë nga transferimi i Dembele në janar

“Parisienët” ishin klub i vështirë për të negociuar dhe nuk është arritur asnjë marrëveshje për francezin.

Le Parisien raporton se PSG nuk do provojë transferimin e Dembeles në këtë afat kalimtar të janarit dhe do presin deri në verë që pastaj ta transferojnë si agjent i lirë.

Barcelona kërkon 20 milionë euro për Dembelen, derisa refuzoi lojtarët si Mauro Icardi dhe Juan Bernat, prandaj PSG vendosi të pres deri në verë.

Tani, situata për Dembelen është komplikuar dhe gjasat që të largohet në këtë afat kalimtar dimëror janë të pakta.