Bild: Real Madrid ka transferuar Mbappen, 100 për qind e kryer

Francezi nuk do rinovojë kontratën me “Parisienët” dhe në verë pritet të veshë fanellën e gjigantit madrilen.

“Bild” raporton se gjithçka është e përfunduar për kalimin e Mbappes te Real Madrid dhe që këta të fundit veçse e kanë kompletuar transferimin.

Përpos kësaj, raporti shton se francezi do fitojë rreth 50 milionë euro për vit, ku do jenë të përfshira edhe bonuset.

Sidoqoftë, asgjë nuk do bëhet zyrtare para fundit të sezonit, duke marrë parasysh se PSG-ja do përballet me Realin në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.

PSG dhe Real Madrid do takohen në “Parkun e Princave” me 15 shkurt 2022.