Pse Liverpool nuk e transferon Haalandin? Klopp tregon arsyet

Jurgen Klopp beson se Liverpool nuk ka shanse që të kryejnë transferimin e yllit norvegjez të Borussia Dortmund, Erling Haaland.

Trajneri i Liverpool ka bërë të ditur edhe një herë se skuadra e tij nuk ka shanse që të nënshkruajë me Haaland.

E ardhmja e lojtarit do të jetë larg Borussia Dortmund. Real Madrid e Man City shihen si destinacione të mundshme për lojtarin. Por, Liverpool nuk ka shanse për të. Kështu thotë trajneri i ‘Reds’.

“Ne nuk do të garojmë aty. Numrat që përfshihen janë të çmendur – nuk do të kemi të bëjmë asgjë me të. Nuk ka shanse”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Të jemi të sinqertë, nuk dua të kem të bëjë me të. Nuk është qejf”, shtoi ai.

Thuhet se kostoja për të nënshkruar me Haaland mund të shkojë deri në 350 milionë euro, përfshirë kostot për agjentin, kartonin e lojtarit dhe babanë e tij.