Lescott: Foden mund të jetë lojtari më i mirë anglez i të gjitha kohërave

Ish-mbrojtësi i Manchester City, Joleon Lescott nuk ka kursyer lëvdatat për Phil Foden.

Foden ishte ai që bëri diferencën mbrëmë, me një super asistim të dhënë për mesfushorin belg, Kevin De Bruyne.

Anglezi ndryshoi dinamikën e lojës pas inkuadrimit të tij në fushë dhe pas ndeshjes kishte shumë lëvdata për të.

Për ish-mbrojtësin e Man City, Lescott, Foden mund të jetë lojtari anglez më i mirë i të gjitha kohërave.

“Nëse vazhdon në këtë nivel, ai do të përfundojë si lojtari anglez më i mirë i të gjitha kohërave”, ka thënë Lescott, transmeton lajmi.net.

21 vjeçari ka fituar tashmë 10 trofe me skuadrën e Man City, përfshirë tri Premier League.