Bale do të largohet nga Reali si lojtar i lirë, agjenti mendon se uellsiani meriton përshëndetje madhështore

Gareth Bale po shkon drejt ditëve të fundit të kontratës së tij me skuadrën e Real Madrid.

Ylli uellsian nuk ka kaluar momentet më të mira të mundshme me fanellën e ‘Los Blancos’, përkundër faktit se fitoi shumë trofe e shënoi edhe gola të bukur.

Hapësirat për Bale ishin të minimizuara dhe kritikat ishin të mëdha. Më të mëdha sesa që lojtari i meritonte.

Agjenti i Bale konfirmon se lojtari do të largohet në fund të sezonit dhe pret që klubi të ketë një përshëndetje madhështore për të.

“Bale meriton një përshëndetje madhështore nga klubi. Florentino (Perez) e ka mbështetur gjithmonë atë”, ka thënë Jonathan Barnett, transmeton lajmi.net.

“Bale e do shumë qytetin e Madridit dhe Realin. ‘Parazitët’ janë ata që kanë folur keq për të”, shtoi agjenti i lojtarit.

Bale lidhet me një rikthim të mundshëm në vendlindje, te skuadra e Cardiff City.