“Prokurori rrahës”, fëmija ishte i lënë pas dore

Pasi Alsat publikoi, se një prokuror nga Prokuroria e Shkupit sulmoi fizikisht një grua 40-vjeçare, sepse ajo kishte ardhur për ta parë nipin e saj, i cili ishte lënë vetëm në shtëpi pa mbikëqyrje, mësuam se policia do të raportojë te Prokuroria për Neglizhencë Prindërore. Punonjësit socialë nga Shkupi, pas një raporti anonim, konstatuan se fëmija i mitur është vetëm në shtëpi. Dhe e thirrën tezen e tij. Ajo ka shuar për ta marrë atë. Babai nuk kishte qenë në shtëpi, ndërsa nëna ka vdekur. Por, në vend që ta shihte nipin e saj, ajo ishte rrahur. Babai ka ardhur me dy avokatë dhe një prokuror, nga Prokuroria e Shkupit. Prokurori e ka sulmuar atë, me kërcënime kundër saj dhe familjes . Gruaja e frikësuar e denoncoi rastin në polici dhe kishte qenë në mjek ku u gjet se kishte një kontuzion në gjoks, pas një goditje me grusht, flokë të shkulura, si dhe stres dhe frikë se e njëjta gjë mund t’i ndodhte përsëri. Ngjarja ka ndodhur më 10 mars në orën 22 të mbrëmjes, kur në fuqi hyri ora policore. Nga Qendra për Punë Sociale -Shkup, na informuan se po ndërmarrin masa për të mbrojtur fëmijën, ndërsa punonjësit social biseduan me të për të përcaktuar, se sa kohë ai kalon vetëm në shtëpi pa kujdes prindëror. Nga Prokuroria për Alsat me ditë theksojnë se ata po presin shënim zyrtar nga policia për ngjarjen, dhe më pas të vendosin se si të veprojnë. Sipas Ligjit për Prokurorinë, ekzistojnë dy lloje të masave disiplinore për prokurorët – të lehta dhe të rënda. Dënimi minimal i mundshëm do të ishte vërejtje dhe ulja e pagës, dhe ai maksimal- shkarkimi nga funksioni.