Profesori i njohur nga Vetëvendosja përkrah koalicionin AAA-ASH

Shkruan: Hysamedin Feraj

Besa është cilësi shqiptare. Por mund t’i jepet kujtëdo.
Një parti shqiptare deri tani mbante emrin Besa. Pa mbiemër, pa përcaktim: besë ndaj kujt?
Me në fund na hoqi ankthin e pritjes: Besa paska qenë e dhënë sllavëve antishqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Gjithsesi, më në fund mori një mbiemër e një kallëzues.
Si alternativë, mund të kishte qenë besë shqiptare dhënë shqiptarëve. Por jo.
Atëherë edhe shqiptarët të besatohen kundër saj dhe aleatëve të saj.
Të bashkohen, me besë, për Alternativën Shqiptare!