Produktet dhe bimët mjekësore që duhet të përdorni kundër gripit

Erëzat dhe bimët mjekësore janë ndër aleatët më të mirë të organizmit në stinën e gripit. Ato forcojnë sistemin imunitar dhe e ndihmojnë atë të mbrojë organizmin në mënyrë më efikase ndaj viruseve.

Për më tepër, ato ndihmojnë në shërimin e trupit nga infeksionet shumë herë më shpejt. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë ide se si të përdorni erëzat dhe bimët mjekësore në të mirë të shëndetit.
Pupëza

Pupëza ose Rudbekia është një lule në dukje e zakonshme, por në të vërtetë ka efekte shumë të fuqishme. Shkencëtarët dhe studiuesit e rendisin këtë bimë si një nga antibiotikët më të fortë natyralë. Pupëza përdoret gjerësisht në botë për të trajtuar gripin dhe të ftohtit, bajamet, sindromën e lodhjes kronike, migrenën, reumatizmën, infeksionet e gjakut dhe infeksione të tjera bakteriale.