Kurat natyrale dhe ushqimet që ngadalësojnë plakjen

Industria farmaceutike ofron një sërë solucionesh në dukje magjike që pretendojnë të ngadalësojnë plakjen.
Megjithatë, kurat më të mira kundër plakjes i ofron natyra.

Uji

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se hidratimi përmirëson tretjen dhe lehtëson furnizimin e qelizave me ushqyesit e duhur.

Sipas dermatologëve, uji është i domosdoshëm për paraqitjen rinore të lëkurës dhe shëndetin e mirë në organizëm.

Probiotikët
Probioikët kanë një ndikim të fortë kundër plakjes dhe zbusin stresin oksidues.
Ato janë të domosdoshme për mbrojtjen e lëkurës nga dielli dhe i mbajnë edhe flokët të shëndetshëm.