Presidentja Osmani: Gjatë rrugës time në politikë kam hasur në shumë gurë e shkëmbinj

Chairwoman of the Assembly of Kosovo and acting President of Kosovo Vjosa Osmani speaks during an interview with The Associated Press in Kosovo capital Pristina on Friday, Nov. 13, 2020. Kosovo’s acting president complains that the European Union is not treating Kosovo on “an equal footing” with its former war foe, neighboring Serbia in the negotiations on normalizing their ties. Osmani on Friday said that Brussels was not learning from the mistakes of the past and was treating Serbia as “a spoiled child.” (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, thotë se futja e saj në politikë duke qenë vajzë shumë e re në moshë ka bërë që ajo të përballet me shumë sfida, të cilat i cilëson si gurë e shkëmbinj, në rrugën që kishte nisur.

Madje, ajo thotë se rrugëtimin e saj e bënte më të vështirë edhe fakti se ishte grua.

“Sfidat nuk kanë qenë fare të lehta, sepse unë kam filluar edhe mjaft e re të angazhohem në politikë. Zakonisht njerëzit të shikojnë me atë syrin që “ti nuk mundesh, sepse je ende e re plus je edhe grua” – sikur ta bësh një krim të dyfishtë. Kështu që natyrisht që ka pasur shumë gurë e shkëmbinj në këtë rrugë”.

“Por, dua të them që ka pasur shumë gra para meje që i kanë hequr shumë nga këto pengesa për ne. Tani i takon gjeneratës sonë që t’i heqim pengesat e tjera për vajzat që do të vijnë pas nesh. Në Kosovë dhe në vendet e tjera ku nuk ka barazi gjinore, qoftë në politikë qoftë në profesione të tjera, gratë nuk kanë filluar në startin e njëjtë, sepse kanë qenë më mbrapa. Ne duhet të sigurohemi që gratë ta kenë startin e njëjtë që gara pastaj të jetë e barabartë”.

Osmani, në emisionin “7 ditë me Panxhën” që transmetohet në Klan Kosova, ka vlerësuar se pjesëmarrja e grave në politikë dhe vendimmarrje është rritur, por shton se kjo nuk duhet t’i kënaqë gratë.

“Në politikë ka një rritje të prezencës se grave në vendimmarrje duke filluar nga presidenca e deri tek parlamenti dhe qeveria. Por, kjo nuk do të thotë që ne duhet të kemi ndjenjën e vetëmjaftueshmërisë, sepse përderisa gratë në Kosovë, pavarësisht profesionit, ballafaqohen me probleme të ndryshme dhe për këtë ne nuk duhet të rrimë të qeta dhe të vetëmjaftohemi me pozicionet që i kemi. Mund të vetëmjaftohemi vetëm kur nëpërmjet këtyre pozicioneve ne arrijmë të ndryshojmë për të mirë jetën e grave në Kosovë”.

Por, cila është këshilla që e para e shtetit ka për të gjitha vajzat e reja?

“Do ta them porosinë e njëjtë që e kam thënë ditën që jam zgjedhur presidente, secilës vajzë në Kosovë do t’i thoja se “Ti mund të bësh çfarëdo që ti dëshiron. Përgjatë këtij rrugëtimi do të takosh shumë njerëz, kryesisht burra, të cilët do të thonë që nuk mundesh, mos i dëgjo ata. Dëgjoje zërin përbrenda vetës tënde dhe të jesh e sigurt që do t’ia dalësh pavarësisht sfidave”.