Gjeneza e krimeve me paramendim mbi shqiptarët në Maqedoni, Kosovë dhe viset tjera shqiptare

Shkruan: Abdulla Mehmeti

(Me rastin e përvjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë)

Dy fjalë për njësitin për veprime speciale “antiterror”, lexo: antishqiptar, nga viti 1981!
PSE EDHE PAS TRI DEKADA DEMOKRACI E TRANZICION, NË KËTË NJËSIT ENDE NUK KA ASNJË SHQIPTAR?!

Dy fjalë për “patriotët”, që 30 vjet me radhë kanë mundur të jenë pjesë e pushtetit në Maqedoni, në Parlament dhe në Qeveri, në pushtetin e qendror dhe lokal, që kaq shumë janë munduar për të drejtat kombëtare të popullit shqiptar në këtë shtet, si pakicë kombëtare dhe qytetarë përqindje, 20% pa emër dhe pa identitet, që Marrëveshjen korrnizë të Ohrit ende vazhdojnë ta konsiderojnë si arritje e madhe politike dhe kombëtare për shqiptarët, për brezat e ardhshëm të shqiptarëve dhe para historisë do të duhet të japin një shpjegim: Përkundër gjithë këtij patriotizmi, si lejuan që njësiti për veprime speciale i policisë së këtij shteti “TIGRAT” edhe pas 30 vjetësh nuk ka në përbërjen e tij asnjë shqiptar të vetëm, qoftë edhe ndonjë nga bijtë e familjeve të “shqiptarëve të ndershëm”, ndërkohë që minista dhe zëvendësminitra shqiptarë në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka mundur të ketë, edhe atë, komandantë nga konflikti i vitit 2001!

Sa për njohurinë e lexuesve, ju përkujtojmë se: ky njësit është formuar në muajin mars të vitit 1981, me urdhër special të Beorgadit, menjëherë pas shpërthimit të demonstratave në njohura të vitit 1981 në Kosovë, dhe ajo që është më me rëndësi ta dini, këtë emër nuk e kanë mbajtur rastësisht njësitet paramilitare serbe të Arkanit, kriminelit të luftës, të likuiduar nga vet shërbimi sekret i shtetit të Serbisë, që të mos kuptohet e vërteta e plotë asnjëherë, se ish-ushtria dhe policia sekrete jugosllave (serbe), e kanë formuar këto njësite, i kanë furnizuar me armë dhe financa, për kryerjen e krimeve më të rënda ndaj shqiptarëve gjatë luftës për lirimin e Kosovës nga akupimi serb, më 1998/99.

(11 mars 2022)