Presidenti Pendarovski sot në ora 14 do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme

Presidenti Stevo Pendarovski sot (18.03.2020) në ora 14 do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, merr vesh Slloboden Peçat.
Siç transmeton Gazeta Lajm, Pendarovski në ora 14 shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme do ta bëjë përmes paraqitjes direkte në RTVM.
Kryeministri Oliver Spasovski sot në ora 12 edhe zyrtarisht kërkoi nga presidenti të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, për përballje më të lehtë me rrezikun nga Koronavirusi.