Këngëtarja rumune këndon “Mora fjalë” për Adem Jasharin: “Zemra ime qan për vuajtjet që keni kaluar”

Një moment emocionues për shqiptarët ka ardhur nga artistja rumune Andreea Vilcani, e cila ka interpretuar këngën “Mora fjalë”, kushtuar heroit legjendar Adem Jashari.

Por, nuk ishte vetëm zëri i saj që preku publikun. Në fillim të interpretimit, ajo u shpreh në shqip, duke treguar dashurinë dhe respektin për Kosovën:

“Çka ndodhi në Kosovë, uroj të mos ndodhë askund në botë. Kjo këngë flet për historinë e legjendarit Adem Jashari, që sakrifikoi tërë familjen për liri. Sot, ndërsa po këndoj këtë këngë, zemra ime qan për ngjarjet dhe vuajtjet që Kosova ka kaluar. Ju dua, Kosovë!”

Interpretimi i saj u vlerësua edhe për shqiptimin pothuajse perfekt të gjuhës shqipe, ndërsa paraqitja me elemente tradicionale shqiptare e bëri këtë moment edhe më të veçantë.

Një artiste e huaj, që preku zemrat shqiptare si rrallë kush!