Aksion policor në Ulqin: Arrestohet një rus, gjenden 24 shtetas të huaj dhe konfiskohen 42 telefona

Në një aksion policor në Ulqin është arrestuar një shtetas 37-vjeçar rus, ndërsa në një objekt janë gjetur 24 shtetas të huaj, 23 prej tyre ukrainas.

Gjatë bastisjes në një objekt banimi në lagjen Gjerane, policia ka konfiskuar 42 telefona mobilë, 29 laptopë, dy kompjuterë desktop, dokumente personale dhe pajisje për video-mbikëqyrje.

Rusit i është vënë pranga nën dyshimin për ushtrim të paligjshëm të veprimtarive ekonomike, bankare, bursiere dhe të sigurimeve.

Policia dhe prokuroria po hetojnë aktivitetet, lëvizjet dhe qëllimin e përdorimit të pajisjeve të konfiskuara, si dhe bazën e qëndrimit dhe punës së personave të gjetur në objekt. Press24