Presidenti i Man City i përfshirë në blerjen e Milan?

Milan po bëhet me pronarë të rinj. Marrëveshja pritet të finalizohet të premten.

Gjiganti ekonomik me qendër në Bahrain, ‘Investcorp’ do të blejë skuadrën e Milan për 1.1 miliard euro.

Por, mediat italiane kanë filluar tashmë të shkruajnë për një përfshirje të mundshme të presidentit të Manchester City në blerjen e Milan.

Thuhet se pronarët e City janë të përfshirë së bashku me ‘Investcorp’, gjithçka me anë të kompanisë Mubadala, të zotëruar nga sheikët e Abu Dhabi.

Krerët e City raportohet të kenë 20% të investimeve në ‘Investcorp’ dhe shefi ekzekutiv i kompanisë është presidenti i Man City, Khaldun al-Mubarak.

Mubadala ka 243 miliardë euro asete nën kontroll, dhe po shtynë për të finalizuar marrëveshjen e ‘Investcorp’.