Mahrez targeti kryesor i Milan

Milan e dëshiron Riyad Mahrezin në skuadër. Me çdo kusht!

Skuadra ‘Rossoneri’ pritet të bëjë një lëvizje të madhe në fund të kësaj jave, kur pritet të kalojë në pronësi të ‘Investcorp’. Kjo lëvizje pritet t’i sjell fitime të mëdha skuadrës dhe mundësi të mëdha për shpenzime.

Kështu, Milan e ka si prioritet transferimin e yllit algjerian të Manchester City, Riyad Mahrez, përcjell lajmi.net.

‘Gazzetta dello Sport’ bën të ditur se Mahrez është dëshira kryesore, por ka edhe emra të tjerë që përmenden për merkaton.

Situata e tij me Manchester City, me kontratën aktuale, bën që ‘Citizens’ të jenë gati të pranojnë oferta më të ulëta për anësorin.

Thuhet se Manchester City do të kërkojnë një shumë që nuk shkon shumë përtej 40 milionëve.

Mbetet të shihet se cila do të jetë lëvizja e Milan gjatë merkatos së verës.