Del Piero: Man City shënoi 4 gola, por mund t’i shënonte 8

Alessandro Del Piero nuk ka kursyer lëvdatat e tij për Man City.

Ikona italiane e futbollit, Del Piero ka dhënë komente pozitive për skuadrën e Manchester City, por edhe për dyshen e Real Madrid; Karim Benzema e Luka Modric.

Del Piero beson se skuadra e Manchester City mund të shënonte 8 gola në një ndeshje ku shënoi vetëm katër.

“Ishte ndeshje spektakolare. City shënoi katër gola, por mund të shënonin tetë”, ka thënë Del Piero, transmeton lajmi.net.

“Detajet bëjnë diferencën. Në anën tjetër, Madridi është plot me kampionë. Karim Benzema dhe Luka Modric janë lojtarë të rrallë. Ti bën një gabim ata të ndëshkojnë”, shtoi ish-ylli i Juventus.

Manchester City fitoi mbrëmë ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Real Madrid, duke mposhtur ‘Mbretërit’ me rezultat 4:3.