Premieri Dhimo dhe zëvendësi i tij Bugar Osmani, kundër fshirjes së 20% nga kushtetuta!

Shkruan: Medai Saoli

Këtë radhë një dekleratë anëtarit të kabinetit qeveritar për gjuhën shqipe ka shkaktuar ndjenjën e mosdurimit dhe të shovinizmit sllav nga ana e kryeministrit Dhimo dhe zëvendësit të tij Bugar Osmani, të cilët nuk arrijnë t’i kapërdijnë kërkesat për ndryshim dhe për barazi të gjuhës shqipe me sllavishte në kushtetutë, duke e parë barazinë si cënim të supremacisë së sllavishtes në ‘drzhavën Severna’!

Dje Kryeministri Dhimo dhe ministri i jashtëm Bugar Osmani, kanë dalë kundër idesë së ministrit të tyre të Drejtësisë Krenar LLoga, siç u shpreh ai më parë se me rastin e ndryshimeve kushtetuese të ndryshohet dhe neni për gjuhën shqipe si 20% i famshëm.
Ata kanë reaguar menjëherë ndsaj këtij prononcimi duke e quajtur si një ide e gabuar dhe jo e mirë.

Gjithashtu në ato frekuenca valësh ka folur edhe një sharlatan tjetër i qeverisë, si zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, i cili në unison me dy kolegët e tij ka thënë se para verës pritet të niset me ndryshimet kushtetuese, kurse në lidhje me deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga i cili deklaroi se gjuha shqipe duhet të përfshihet në Kushtetutë dhe të mos figurojë 20%, Mariçiq u shpreh se nuk është koha për një gjë të tillë.

Kësisoj vjen dhe regimi flakë për flakë qëndrimi i qeverisë së ‘drzhavës Severna’ ndaj gjuhës shqipe i cili nuk daton nga sot, por është mentalitet shoven i ruajtur në dekada, si vazhdimësi e qëndrimeve antishqiptare dhe të shovinizmit sllav ndaj identitetit dhe gjuhës shqipe.

Fshirja e nofkës së turpshme të 20% nga kushtetuta që i referohet gjuhës shqipe për ministrin e jashtëm Bugar Osmani, qënkësh një ide jo e mirë me të cilën dëshmon qartë për qëndrimin e tij prej servili dhe renegati të pashoq ndaj kombit dhe gjuhës shqipe.

Nëse nuk fshihet këtë radhë nofka e përdhosjes së identitetit tonë kombëtar shqiptar si 20%, ahere kur do të vendoset emri gjuhë shqipe në kushtetutë druzhe Bugar Osmani?
Kur do t’i mblidhni 80 vota pro ‘druzhe Bugar Osmani’ për hapjen e kushtetutës dhe shlyerjes së nofkës së turpit, kur ato numra nuk i keni as sot as nuk do t’i keni pas disa vitesh, kur shihet qartë disponimi antishqiptar i SDSM-së për mos ta fshirë atë turp nga kushtetuta shovene që ju së bashku me partiçkat shqiptare e keni miratuar?

Aq më tepër të mos flasim për qëndrimet të qarta shoviniste të komitëve të VMRO-së, të cilët nuk do t’i japin ato vota për ta ndryshuar atë nen shovinist dhe antishqiptar që sanksionon shqiptarët dhe gjuhën shqipe si gjuhë inekzistente të përkthyer në shifra si 20%.

Ky ka qënë qëndrimi i të gjitha partiçkave tona politike edhe në vitin 2019, kur kanë miratur ndryshimet fundit kushtetuese duke e lënë të pandryshuar nenin që i referohet gjuhës shqipe si 20%, për hir të eurointegrimeve dhe të heqjes së bllokadës greke me ndryshimin e emrit të ‘drzhavës nga Republika Makedonija në Republika Severna Makedonija’, por jo dhe të fshirjes nga ajo kushtetutë shovene nofkën e turpit dhe të përdhunimit të identitetit tonë kombëtar si popull nomad të shënuar si shifra.

Ja ky është qëndrim prej renegatësh i partive politike shqiptare së paku në dy dekadat e fundit, ku në emër të integrimeve po bëjnë kurban identitetin gjuhësor dhe kombëtar me arsyetimin banal se njëherë tjetër kur do të vij rasti që të hapet kushtetuta, ata do të kërkojnë me ‘këmbëngulje’ fshirjen e 20% nga kushtetuta.

Kështu logjikojnë të gjithë demagogët dhe tradhtarët e kombit në radhët e partiçkave tona politike në ‘drzhavën Severna’, si në qeveri ashtu edhe në opozitë, pasi në emër të integrimeve ata bashkërisht po i japin dërrmën shqiptarëve duke e bërë kurban identitetin gjuhësor dhe kombëtar me ruajtjen e shifrës së turpit si 20%.

Këto janë partiçkat tona, ‘shfalerka’ të pushtetit të themeluara enkas nga ‘drzhava’ me një marrëveshje të fshehtë që thotë se nuk do kërkojnë barazinë me sllavët as prishjen e supremacisë sllave të shtetit dhe pushtetit në vend, por do të shërbejnë si dekor të pluralizmit politik.

Deri kur do të vazhdojnë të pranojnë shqiptarët pozitën e qytetarit të dorës së dytë, do të varet nga zgjimi i ndërgjegjes sonë kombëtare për t’i këputur apo jo ‘zinxhirët e skllavërisë’ dhe shlyerjen e nofkës së 20% nga kushtetuta, duke e kthyer në vend dinjitetin e nëpërkëmbur kombëtar para se të bëhemi pjesë e BE.