Prekëse: Djali tallet nga shokët, i lutet nënës ta vrasë

Yarraka Bayles,nga Brisbane e Australisë, iu kërkoi prindërve të klasorëve të të birit të tij që të edukojnë më mirë fëmijët e tyre, duke reflektuar pasojat e tmerrshme që ka bullizmi nëpërmjet videos, shkruan Daily Mail.

“Sapo e mora djalin nga shkolla. E dëshmova vetë episodin e bullizmit. I telefonova drejtorit dhe dua që të gjithë prindërit, edukatorët, e mësuesit ta dinë se çfarë ndikimi ka tallja tek fëmijët”, shkroi ajo në videon e ngarkuar në rrjetet sociale.

“Ky është impakti i bullizmit. Nuk di çfarë të bëjë tjetër”, ka shkruar tutje në dëshpërim gruaja australiane.

Që nga e marta, videoja është klikuar afro gjashtë milionë here dhe ka marrë 134 mijë shpërndarje.