Policia sekuestron një veturë “Golf” të falsifikuar

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka sekuestruar një veturë të tipit VW Golf në Prilep, përcjell TV21. Nga MPB theksojnë se gjatë kontrollit është konstatuar se numri i shasisë së veturës ka qenë i falsifikuar.

“Me datë 22.09.2022, rreth orës 13:30 në Prilep, zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë kundër Krimit në SPB-Manastir nga N.K.(67) nga fshati Desevë, Prilep, kanë sekuestruar veturën e pasagjerëve “Volkswagen Golf”, me targa të Prilepit, për shkak të dyshimit për kryerjen e një vepre penale nga neni 378 i Kodit Penal. Gjatë kontrollit të automjetit u konstatua se numri i shasisë ishte i falsifikuar”, thonë nga MPB.