Tetova me 43 projekte infrastrukturore brenda një viti, investimet mbi 10 milionë euro

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka publikuar bilancin e punës njëvjeçare në fushën e infrastrukturës, duke bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë realizuar 43 projekte.

Sipas të dhënave të prezantuara nga Kasami, projektet përfshijnë mbi 34 kilometra infrastrukturë, ndërsa vlera e investimeve tejkalon 10 milionë euro.

Ai theksoi se këto rezultate janë fryt i angazhimit dhe punës njëvjeçare të administratës komunale, me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të jetesës për qytetarët e Tetovës.