Policia me aksion anti-drogë, arrestohen 5 persona

Efektivë e poëlicisë nga SPB Manastir në rr. “Kravarski pat” në Manastir kanë sekuestruar rreth katër kilogramë marihuanë dhe kanë privuar nga liria pesë persona: G.K. (54) dhe V.I .(38), që të dy nga Manastiri, A.D.(34) dhe A.S. (23) që të dy nga fshati Turçan i vogël, rrethina e Gostivarit dhe A.Xh. (36) nga Gostivari.

Siç njofton MPB-ja, nga ana e efektivëve të policisë nga policia kriminalistike pranë SPB Manastir, në fshatin Kravari të Manastirit është vërejtur një automjet udhëtarësh “mercedes” me targa të Kumanovës, ndërsa një person që është transportuar me automjet në afërsi të hyrjes në fabrikën për prodhimin e kanabisiti mjekësor, ka ngritur qese me marihuanë. Pasi që shoferi i ka vërejtur efektivët e policisë ka hedhur dy qese me marihuanë nga automjeti .