Burgu nuk e ndal dijen: I dënuari në Ohër përfundon me sukses shkollën e mesme

Një i dënuar që po vuan dënimin në burgun e Ohrit ka përfunduar me sukses arsimin e mesëm, duke dëshmuar se mundësitë për arsimim dhe një fillim të ri nuk njohin kufij.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, e cila e vlerëson këtë arritje si një hap të rëndësishëm në procesin e risocializimit dhe përgatitjes së të dënuarve për riintegrim në shoqëri.

Procesi arsimor është realizuar falë bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrës Rajonale për Arsim dhe Trajnim Profesional „Vanço Pitosheski“ nga Ohri.

Nga Drejtoria kanë shprehur mirënjohje për profesorët e shkollës së mesme, duke vlerësuar përkushtimin dhe mbështetjen e tyre në realizimin e këtij procesi.

„Mësimi nuk njeh kufij!“, është mesazhi i Drejtorisë për Ekzekutimin e Sanksioneve, e cila thekson rëndësinë e arsimit si mundësi për një fillim të ri dhe rikthim dinjitoz në shoqëri.