Policia në “Tabanoc” gjen para të padeklaruara në një veturë me targa të Suedisë

Nga MPB thonë kanë gjetur një sasi më të madhe të parave sesa që është e lejuar tek një veturë me targa të Suedisë, përcjell TV21. Kontrolli i veturës “BMW” është bërë në pikën kufitare “Tabanoc”, ndërsa e njëjta po drejtohej nga 35-vjeçari J.V. nga Radovishi.

“Nga bastisja dhe kontrolli i personit dhe automjetit u gjet një sasi parash në vlerë më të madhe sesa u raportua. J.V. i është dorëzuar shërbimeve doganore për veprime të mëtejshme dhe do të përballet me denoncimin përkatës”, thonë mes tjerash nga MPB.