Një pjesë e Sarajit dhe Butelit, nesër pa energji elektrike

Pa energji elektrike nesër do të jenë disa pjesë të komunave Saraj dhe Butel, njoftojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Shkup.

“Në periudhën nga ora 9 deri në orën 14 pa energji do të jenë një pjesë e konsumatorëve të fshatit Kondovë në afërsi të unazës në rrugën magjistrale në drejtim të Tetovës në Komunën e Sarajit, ndërsa në periudhën nga ora 8.30 deri në orën 14 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët nga nënstacioni Fitofarm 381587, nënstacioni Sunilens 381597, nënstacioni Alpos 381603, nënstacioni Dameks 389575 dhe nënstacioni Setkom Ind në Komunën e Butelit”, informojnë nga QRMK Shkup.