Klopp: Nuk kemi menduar për Manchester Cityn, kemi menduar për afatin kalimtar veror

Liverpooli do të jetë mysafir i Manchester Cityt në “Etihad Stadium” të shtunën, por kjo gjë nuk i ka bërë përshtypje trajneri Jurgen Klopp.

Trajneri gjerman ka zbuluar se gjatë ndërprerjes së kampionatit ka menduar më së shumti për afatin kalimtar veror, sesa për sfidën ndaj Manchester Cityt.

“Nuk është se kemi punuar specifikisht për ndeshjen, pasi shumica e lojtarëve mungonin”.

“Gjatë kësaj kohe kemi qenë shumë të zënë duke menduar për afati kalimtar të verës së ardhshme”.

“Megjithatë jam i bindur që skuadra do të bëjë një paraqitje të mirë ndaj Mancheste Cityt”.

Ndeshja ka shumë më shumë rëndësi për Manchester Cityn, pasi janë në garë për titullin kampion.