Policia gjen mallra të kontrabanduara të markave të njohura në Ferizaj

Policia e Kosovës njofton se sot në një shtëpi private në Ferizaj ka gjetur mallra që dyshohet se janë të kontrabanduara.

Mallrat bëhet e ditur se janë të markave të njohura si Nike, Adidas e Puma.

“Me urdhër verbal të organeve të drejtësisë pas lokalizimit janë kryer bastisjet të cilat kanë rezultuar me gjetjen e disa mallrave komerciale të dyshuara për kontrabandim, të cilat janë duke u trajtuar sipas procedurave të parapara ligjore”, thuhet në komunikatën për media.

Në vend të ngjarjes bëhet e ditur se janë ftuar edhe njësitet relevante nga Dogana e Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), për të vazhduar me procedurat e mëtejme, lidhur me sasinë dhe konfiskimin e mallrave të dyshuar të kontrabanduara.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë, Doganën e Kosovës dhe ATK-në do të vazhdoj në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/