Kovaçevski fton deputetët të vendosen në krye të detyrës

Kryeministri Dimitar Kovaçevski u bën thirrje deputetëve të vendosen në krye të detyrës dhe t’i shërbejnë popullit, pasi siç theksoi, ata nuk janë zgjedhur nga kryetari i partisë dhe nuk duhet të bien pre e, siç theksoi ai, mobingut klasik që ua bën ai. Ai nënvizoi se nuk ka asgjë kundër takimeve me liderët dhe se në tentativë për të gjetur zgjidhje për ballafaqim me krizën energjetike dhe ekonomike ai çdo ditë realizon takime me kryetarë të partive të ndryshme, por thekson nuk do të ketë takim me shantazhe dhe vetëm me një pikë të rendit të ditës.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

”Kryetari i partisë opozitare bën mobing klasik ndaj deputetëve të tij që të bllokojnë në Kuvend, diçka që nuk duhet të bllokohet. Unë do t’i ftoj të gjithë deputetët, të jenë në krye të detyrës, pasi ata nuk janë zgjedhur nga kryetari i partisë politike që në fakt merr urdhëra nga Budapesti si të sillet dhe çfarë të bëjë, sepse nëse keni premtuar diçka, apo keni marr diçka të cilën të tjerët me siguri nuk duhet ta dijnë, këtë sigurisht e udhëheq sjellja e tij, megjithatë deputetët duhet të jenë të përgjegjshëm pasi ata janë zgjedhur nga populli dhe duhet të punojnë për nevojat dhe përparimin e jetës së qytetarëve.”