Agjencia e lajmeve ‘Reuters’ publikon fotot nga protesta studentore në Tiranë: Ujë me presion e gaz ndaj të rinjve

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka publikuar fotografi nga protesta studentore e ditës së djeshme kundër kryeministrit Edi Rama, ku dokumentohet ndërhyrja e policisë me autobotë me ujë kundër protestuesve.

Studentë kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa lëvizja studentore ka ngritur gjithashtu shqetësime për korrupsionin, gjendjen e arsimit, kushtet në universitete si dhe mjekësisë.

Protestat studentore vijojnë në Tiranë, ndërsa kërkesat e të rinjve janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me forcat e policisë të cilet u jane përgjigjur të rinjve me gaz lotsjellës dhe plumba gome.