Policia gjen 28 emigrantë në një veturë në rrugën Vallandovë- Strumicë

Në drejtimin rrugor Vallandovë- Strumicë para hyrjes në fshatin Kosturinë, mbrëmë në ora 20:45 gjatë kontrollit në automjetit për udhëtarë “reno trafik” me tabela të Manastirit, nëpunës policor nga Stacioni i policisë Dojrani i Vjetër kanë gjetur 28 persona emigrantë, ndërsa shoferi i automjetit e ka braktisur vendin e ngjarjes.

Nga MPB informojnë se emigrantët u janë dorëzuar nëpunësve policor të Qendrës rajonale për punë kufitare Lindje për procedurë të mëtejme.