Policia futet në depo me ndihma humanitare nga familja Zaev

Policia mbrëmë vonë është futur në një depo në të cilën vullnetarë të shoqatës “Të gjithë bashkë mundemi” paketonin pako me ndihma për tu shpërndarë në tetë komuna. Policia është arsyetuar se po vepron në bazë të denoncimit dhe se po heton prejardhjen e produkteve, shkruan A1On. Përfaqësuesit e shoqatës janë shprehur të habitur se si mund të kërkohet prejardhja e produkteve në ora 11 të natës, kur dokumentet e nevojshme nuk janë në depo, por te donatorët, transmeton Gazeta Lajm. Ndryshe donatorë të ndihmës është familja e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev. Përfaqësuesit e shoqatës humanitare kanë thënë se 750 pakot me ndihma janë nxjerrë në rrugë dhe se disa prej tyre mund të prishen.