Pesë raste të reja me COVID-19 në veri të Kosovës

Lajmi është bërë i ditur sot në një konferencë për media nga shtabi i krizës në veri të Mitrovicës, raporton Kosovo Online.

Në mesin e infeksioneve të reja, tre janë nga veriu i Mitrovicës, një nga Zveçani dhe Leposaviçi, ka thënë epidemiologu, doktor Aleksandar Antonijeviq.

Ai ka theksuar se numri i të infektuarve të rinj nuk është shumë brengosës sepse me rekomandimet nga Qeveria e Serbisë janë duke u realizuar numër më i madh i testeve të rasteve të kontaktit.

Numri i të prekurve me COVID-19 në komunat me shumicë serbe është 102, kurse deri më tani kanë vdekur tetë pacientë. Në total janë shëruar 56 pacientë, prej të cilëve katër në 24 orët e fundit, tre nga veriu i Mitrovicës dhe një nga Zveçani.