Policia e Kumanovës mbylli një lokal në Likovë, nuk respektoi orarin e punës

Mbrëmë në ora 21 e 50 minuta, policia e Kumanovës ka kryer kontroll në një lokal në fshatin Vishticë të Kumanovës, Komuna e Likovës, pronë e 31 vjeçarit me iniciale R.I. gjatë kontrollit policia ka konstatuar se objekti ka punuar jashtë orarit, duke mos respektuar protokollet shëndetësore në kohë pandemie. Në momentin e intervenimit policor, në lokal kanë qenë 18 persona dhe pronari i lokalit.
Ndaj pronarit do të ngritet padi adekuate, kurse lokali është mbyllur nga Inspektorati shtetëror shëndetësor.