Spekulojnë mediat serbe: Egjipti do të tërheq njohjen për Kosovën

Sipas informacionit të fundit, Egjipti së shpejti mund të lëshojë një deklaratë që konfirmon se nuk e ka njohur Kosovën.

Pas kësaj, katër shtete të tjera të KB do të mbeteshin, përkatësisht Peruja, Republika Dominikane, Antigua dhe Omani, statusi i të cilave në lidhje me njohjen e Kosovës nuk është i qartë, megjithëse Prishtina i trajton ata sikur t’i njihnin, shkruajnë mediat serbe.

“Në mënyrë që njohja e një shteti të njihet ndërkombëtarisht, duhet të ekzistojë një akt juridik i shtetit që e njeh atë, si dhe veprimet e mëvonshme sipas tij, dhe vetëm një deklaratë nuk mjafton. Por, edhe nëse ekziston një akt që nuk vepron, kjo njohje është gjithashtu e diskutueshme në kuptimin formal-juridik”, shpjegon diplomati në pension Zoran Milivojević.

Tutje diplomati serb thotë se për të pasur njohje zyrtare, duhet një dokument zyrtar nga Egjipti që ka njohur Kosovën.

Ndryshe, spekulime të tilla për tërheqje njohjesh ka pasur shumë herë.