Votimi në Komitetin për Politikë, Basha: Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblen të KiE

Kryetar i PD-së, Lulzim Basha, ka uruar Kosovën për votimin pro sot të Komitetit për Politikë dhe Demokraci për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se ky është një hap jeti për Kosovën.

“U kry! Tani në Paris, Komiteti Politik sapo miratoi  propozimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

” Një hap jetik që i hap rrugë vendimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Këshillit të Ministrave.  Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve për mbështetjen e dhënë. Urime Kosovë”, ka thënë Basha. /Klankosova.tv