Policia dhe inspektorët hyjnë në Çair, mbyllin 7 lokale

Inspektorati i punës, i shoqëruar nga policia, sonte ka kryer kontrolle në Shkup, lidhur me respektimin e masës për mos hPjr të lokaleve. Është konstatuar se masa në përgjithësi respektohet, por në Çair janë hasur shtatë lokale të hapura, transmeton Gazeta Lajm. Inspektorati i ka mbyllur ato dhe u ka shqiptuar masën e mbylljes së përkohshme, deri në skadimin e masave të jashtëzakonshme të vendosura shkaku i Koronavirusit.