Dje rreth orës 14:20 minuta në rrethinën e “Bit Pazarit”, nga liria është privuar një djalë i mitur i moshës 16-të vjeçare nga Shkupi tek i cili sipas policisë është gjetur marihuanë.
Nga Sektori për Punë të Brendshme Shkup (SPB Shkup), njoftojnë se kundër të njëjtit do të ngritet procedurë adekuate.
“Në 19.01.2020 rreth orës 14:20 zyrtarë të policisë pranë sektorit për punë të brendshme Shkup, në rrethin të “Bit Pazarit” kanë privuar nga liria të miturin 16-të vjeçarë, pasi pas kontrollës së kryer tek i njëjti është gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të ngjarjes, kundër tij, do të ngritet procedurë adekuate”, njoftojnë nga SPB Shkup.