Policët pajisen me çizme të reja

Magazinat e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë furnizuar së fundmi me paisje të reja për pjesëtarët e policisë së shtetit dhe jo vetëm. Njesia për Shpërndarje të Shpejtë është pajisur me 55o çizme për pjesëtarët e saj si dhe 8000 çizme dedikuar pjesëtarëve të tjerë të policisë. Produktet në fjalë janë të një cilësie të lartë dhe vlera e përgjithshme e tyre është 46 milionë denarë pa TVSH.

Nga MPB thonë se ky investim është një ndër investimet më të mëdha drejt përmirësimit të kushteve të pjesëtarëve të MPB-së.

Në periudhën e kaluar janë shpërndarë mbi 16.000 funde dhe rripa, 8000 xhaketa dimërore, 2330 jelekë fluoreshentë si dhe paisje të tjera pune.

Në vazhdën e furnizimeve të reja, MPB është furnizuar dhe me mjete të reja teknike për punën e përditshme të policisë, paisje softverike, harduerike si dhe automjete.

Krahas këtyre, nga viti 2017 e në vazhdim janë kryer riparime dhe rikonstruksione të 73 objekteve nga njësi të ndryshme organizative të ministrisë dhe ky proces do të vijojë edhe këtë vit ekskluzivisht me fonde të parashikuara nga buxheti i ministrisë.

Pjesa e aktiviteteve të ardhshme përfshinë rindërtimin e objekteve të MPB-së në Makedonski Brod, Repartit të Policisë në Demir Hisar dhe Policisë në Novo Sellë, ku do të mbeten vetëm edhe një numër i vogël i objekteve për rindërtim, me ç’rast do të kompletohet infrastruktura e Ministrisë së Brendshme.