Pochettino pas humbjes nga Monaco: Duhet të punojmë më shumë

Paris Saint Germain e humbi duelin ndaj Monacos në “Parc des Princes” në kuadër të xhiros së 26-të të Ligue 1, transmeton lajmi.net.

Pochettino nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, ku vlerësoi se parisienët duhet të punojnë më shumë në mënyrë që të arrijnë sukses.

“Mendoj që i ndoqëm më shumë sesa ishte e nevojshme dhe pësuam gol herët, nuk krijuam shumë shanse”, tha ai.

“Nuk ishim mjaftueshëm të mirë për këtë humbëm ndeshjen”, shtoi ai.

“Ndryshimet e mia? I bëra para golit dhe golat e Monacos ndryshuan dinamikën e lojës”, tha Pochettino.

“Patëm kontrollin mbi 75 minuta të ndeshjes, por nuk arritëm të bëjmë diçka. Normalisht, ata u mbrojtën mirë, urime për Monacon. Duhet të punojmë dhe të mundohemi të zgjidhim këtë lloj situate”, përfundoi Maurizio Pochettino.