Brooklyn Nets triumfojnë në Los Angeles ndaj LA Clippers

Nets në krye me Harden dolën triumfues nga dueli me LA Clippers në një rezultat të ngushtë, transmeton lajmi.net.

Clippers kishin fituar dy nga katër çerekët, ndërsa mysafirët triumfuan në dy të tjerë.

Rezultatet e çerekëve, Los Angeles Clippers-Brooklyn Nets: (30-28), (21-30), (28-31) dhe (29-23).

Në këtë duel, për Clippers shkëlqyen basketbollistët, George me 34 pikë gjashtë kërcime dhe shtatë asistime dhe Leonard me 29 pikë 13 kërcime dhe tre asistime.

Për Brooklyn Nets, ishte Harden i cili shkëlqeu me 37 pikë 11 kërcime dhe shtatë asistime i ndjekur nga Irvin me 28 pikë katër kërcime dhe tetë asistime.

Nets qëndrojnë në veindin e dytë të Konferencës Lindore me 20 fitore dhe 12 humbje.

Ndërsa Clippers mbajnë pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore ku kanë regjistruar 22 fitore dhe 10 humbje.

Rezultati përfundimtar, Los Angeles Clippers 108-112 Brooklyn Nets.