Po tentonin të vidhnin mallrat në një tren, arrestohen dy kumanovarë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në Kumanovë janë arrestuar dy persona të cilët u kapën duke vjedhur, përcjell TV21. Nga MPB thonë se personat në fjalë kanë tentuar të vjedhin nga një tren mallrash.

“Me datë 04.05.2022 në ora 22:40 në vendkalimin kufitar hekurudhor “Tabanoc”, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare në “Sopot” kanë privuar nga liria E.Sh. (34) nga fshati Rramanli i Kumanovës dhe R.I.(47) nga fshati Psaça, komuna e Rankovcës. Janë kapur në tentim për të marrë sende nga një tren ndërkombëtar mallrash. Të dy janë ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.