Haradinaj në Ditën e Dëshmorëve: Përulemi para heroizmit dhe sakrificës së tyre

Kryetari I AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën e Dëshmorëve ka kujtuar të gjithë ata që luftuan dhe ranë për lirinë e atdheut.

“Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, me respekt i kujtojmë të gjithë ata që luftuan dhe ranë për lirinë e Atdheut. Përulemi para heroizmit dhe sakrificës së tyre, në të gjitha epokat”, ka shkruar kreu i AAK-së në rrjete sociale, njofton Klankosova.tv.

May be an image of outdoors and monument