Përleshje fizike në Tetovë, arrestohen tre persona

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftonë se mbrëmë janë arrestuar tre persona pas një përleshje fizike me dy persona të tjerë nga ku kanë përdorur edhe një pistoletë. Nga ky Sektor bëjnë me dije se të tre personat janë mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.

Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (28-prill) në ora 20:00 kanë privuar nga liria personat Sh.M.(52), M.M. (35) dhe M.M. (34) nga Tetova, të cilët gjysmë ore më parë para objektit banesorë në rrugën “Kiro Ristevski” në Tetovë janë përleshur fizikisht me personat B.B. (21) dhe H.A. (42), po ashtu nga Tetova. Në konfrontimin e ndërsjellë, sipas denoncimit, të cilës i ka paraprirë një debat verbal mes Sh.M. dhe B.B., H.A. kishte përdorë edhe një pistoletë me gaz.

Të tre personat e privuar nga liria janë mbajtur në Stacionin Policor Tetovë për procedurë të mëtutjeshme, pas së cilës të gjithë të përfshirëve në këtë rast do t’u përgatiten parashtresat përkatëse, thuhet në njoftim./KlanMacedonia/