Grubi: Kryefjala e 100 ditëve të para të Qeverisë është stabiliteti

Në këtë periudhë shumë të vështirë për vendin tonë, për rajonin por dhe gjithë botën, qytetarët duan një qeveri e cila është stabile, ka partneritet të theksuar me NATO-në me Bashkimin Europian, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka bindje të plota amerikane, një qeveri e cila udhëheq me një koalicion progresiv dhe i përgjigjet nevojave të qytetarëve. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, gjatë ekspozesë me rastin e 100 ditëve të para të Qeverisë.

Ai më tej ka shtuar se qytetarëve të vendit nuk ju duhet një koalicion qeverisës i udhëhequr nga një parti që konsideron se agresioni rus ndaj Ukrainës është legjitim dhe është i drejtë, jo një koalicion që konsideron që territoret e okupuara të Ukrainës duhet të shpallen të pavarura dhe duhet t’i përkasin Rusisë.